Lajme
Zvicra nuk do të blejë vaksinat Johnson & Johnson
Një vaksinë e vetme me dozë ndaj koronavirusit nga prodhuesi amerikan pritej të aprovohej në Zvicër këtë muaj.
Sidoqoftë, autoritetet shëndetësore vendosën të mos e përdorin këtë vaksinë sepse do të dorëzohej vetëm në verë “dhe kjo është tepër vonë për ne”, tha Nora Kronig, nënkryetare e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH).
FOPH kishte njoftuar më parë se vendi synon të inokulojë “të gjithë ata që e duan atë” deri në verë, përcjell albinfo.ch.
Kronig gjithashtu tha se Zvicra është duke u përqëndruar në vaksinat Pfizer / Biontech dhe Moderna të cilat përdorin të ashtuquajturën teknologji mRNA, “e cila është më efektive, veçanërisht për njerëzit në nevojë”. Vaksina Johnson & Johnson përdor një teknologji tjetër.
Qeveria njoftoi të martën se kishte blerë një shtesë prej tre milionë dozash të vaksinës Pfizer, duke dyfishuar numrin e porosisë në 6 milionë.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













