Lajme
Zvicra nuk do të kontraktojë përpunimin e azilit jashtë vendit
Ministrja zvicerane e Drejtësisë, Elisabeth Baume-Schneider ka hedhur poshtë idenë e transferimit të procedurave të aplikimit për azil në një vend tjetër.
Duke folur për gazetën NZZ am Sonntag të dielën, Baume-Schneider tha se ajo pret rreth 28,000 aplikime për azil në vitin 2024 – i njëjti numër si këtë vit, shkruan albinfo.ch.
“Ne kemi etikë, kemi një shtet kushtetues. Ne nuk mund të ndjekim politika simbolike që nuk janë në përputhje me themelet tona ligjore”, u shpreh ajo dhe kjo është arsyeja pse ajo aktualisht po përjashton kontraktimin e procedurave të azilit jashtë vendit.
Tutje ajo u shpreh se numri i pritshëm i azilkërkuesve të rinj është, “gjithmonë me kushtin që situata në Lindjen e Mesme, për shembull, të mos ndryshojë plotësisht”, por sipas saj Zvicra ka ende mjete për një politikë humane të azilit.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Wermuth mund të kandidojë për mandatin e pestë në Parlament Statutet kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të delegatëve për emërime në mandate federale dhe... -
Keller-Sutter për ndëshkim më të ashpër të shkeljeve të kufijve dixhitalë -
Fondacioni zviceran financon projektin mbi gjuhën shqipe në antikitet -
Zjarri në autostradën A13 u shkaktua nga një cigare e hedhur -
20 iniciativa në 60 vjet: Zvicra debaton pa pushim për imigracionin













