Tematike
Zvicra nuk e di përse nuk kthehen azilkërkuesit në “vendet e sigurta” të Ballkanit
Serbia, me 428 raste të pakthyerish është në vendin e katërt, Bosnja, me 240, në vendin e shtatë ndërsa Kosova, e teta, me 236
Numri i azilkërkuesve me status të refuzuar, por që vazhdojnë të marrin ndihmat materiale, respektivisht nuk kthehen në vendet prej nga kanë ardhur, ka filluar të shqetësojë me të madhe autoritetet e Zvicrës. Janë me mijëra të tillë, mbi tetë mijë, më të shumtët janë nga Nigeria, 1212 sish.
Por, nuk janë azilkërkuesit nigerianë ose të vendeve tjera afrikane ata që shkaktojnë shqetësim, sa “kolegët” e tyre nga vendet e Ballkanit. Këto vende, prej disa vitesh konsiderohen, pa asnjë përjashtim, si “vende të sigurta”, dhe me to Zvicra ka nënshkruar marrëveshjet përkatëse, kështu që riatdhesimi nuk do të duhej të përbënte ndonjë problem.
Mirëpo, siç shkruan tagesanzeiger.online, Serbia, me 428 raste të pakthyerish është në vendin e katërt në listën e palavdishme të shteteve ku shtetasit nuk duan të kthehen. Në vendin e shtatë, me 240 është Bosnja ndërsa Kosova me 236 azilkërkues të pakthyer është në vendin e tetë.
Gazeta i ka hyrë hulumtimit për të gjetur arsyen e një bllokade të tillë. Por, si në nivelin federal, ashtu dhe në nivelet kantonale, ajo ka hasur në rrudhje krahësh: askush nuk e di arsyen!
Në Entin Federal për Migracion, të pyetur rreth kësaj dukurie, përmes zëdhënësit Joachim Gross, thonë: “Thjeshtë, nuk e dimë”. Por, para dy ose tri javësh është vendosur që të bëhet një analizë rreth kësaj. rezultatet nuk mund të priten para fundit të vitit.
David Keller, kryetar i bashkësisë së autoriteteve kantonale për migracion po kështu thotë se nuk ka njohur përse bllokohet riatdhesimi i azilkërkuesve nga Ballkani. Njësoj përgjigjen edhe përgjegjësit e disa kantoneve, të cilët janë pyetur nga gazeta në fjalë.
Vetëm shefi i Entit për Migracion në kantonin Baselstadt ofron një këshillë, në vend të përgjigjes: “Shpejtimi i procedurës së azilit mund të jetë efektiv vetëm në rastet kur vendimet negative mund të jetësohen edhe me zbatimin fizik të tyre”.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten














