Lajme
Zvicra nuk i ka dëbuar diplomatët rusë – kjo është arsyeja pse
Vendet e BE-së kanë dëbuar 260 diplomatë rusë.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, vendet e BE-së kanë dëbuar 260 diplomatë rusë, pasi konsiderohen kërcënime të sigurisë. Zvicra, nga ana tjetër, nuk ka marrë masa të ngjashme, njofton albinfo.ch.
Kjo për shkak se Këshilli Federal “nuk merr sanksione në formën e shkarkimit të diplomatëve”, tha të mërkurën zëdhënësi i qeverisë, André Simonazzi.
Arsyeja, shpjegoi ai, është se “kanalet e komunikimit me Rusinë duhet të mbahen”, veçanërisht për shkak të rolit të Zvicrës si “fuqi mbrojtëse” në favor të Gjeorgjisë.
“Përveç kësaj, shkarkimi i diplomatëve mund të ndikojë në funksionimin e ambasadës sonë në Rusi, gjë që nuk do të ishte në interes të zviceranëve që jetojnë atje”, tha Simonazzi.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Autore: Luljeta Ademi/ Foto: Genti Mersinaj Rreth 2000 besimtarë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës... -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër













