Shkurt.ch
Zvicra nuk rrezikohet nga ndonjë epidemi gripi
Byroja Federale e Shëndetësisë (BAG) ka konstatuar se kanë pushuar shkaqet e gjendjes emergjente, të vendosur për shkak të rasteve të shpeshtuara të gripit të derrave. rastet ishin shënuar javën e kaluar në kazermat ushtarake të Zvicrës Qendrore dhe Lindore.
Siç ka deklaruar për emisionin “Tagesschau” Roger Staub nga BAG, ky institucion kishte paraparë se kjo valë e gripit do të shkaktonte sivjet më shumë të sëmurë se më parë. Kjo, nga shkaku i përzierjes së tre tipave të virusit të gripit që po qarkullojnë aktualisht.
Sidoqoftë, gjendja e emergjencës ka mbaruar, ka thënë Staub dhe ka shtuar se Zvicra nuk ka rrezik nga ndonjë epidemi gripi.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











