Tematike
Zvicra numëron mbi 8 milionë e 500 mijë banorë
Pjesa që bëjnë të huajt në popullatën e vendit ka mbetur stabile. Ajo është 25.1%. Bëhet fjalë për 2 milionë e 148.300 persona që jetojnë këtu pa shtetësi zvicerane
Në fund të vitit 2018, siç tregojnë shifrat e publikuara nga Zyra Federale për Statistikë (BFS) në Zvicër kanë jetuar 8 milionë e e 544.500 banorë. Ky numër është për 0.7% më i madh në krahasim me atë të fundit të vitit 2017, kur kishte 8 milionë e 484.100 të huaj, thuhet në një komunikatë të BFS.
Kjo është rritja më e vogël e numrit të të huajve në Zvicër, e regjistruar në 10 vitet e fundit
Numri i banorëve ka shënuar një rritje në të gjitha kantonet përveç në atë të Neuchatelit dhe të Tiçinos, transmeton albinfo.ch. Rritjes i ka kontribuuar shtimi natyror i popullsisë (lindshmëria) dhe fluksi i migracionit nga bota.
Ndërkohë që emigrimi nga Zvicra jashtë saj ka shënuar një rritje prej 4.2%, trendi i migrimit të të huajve në Zvicër është më i ulët, për 0.5%, në krahasim me një vit më parë.
Numri i të lindurve në krahasim me atë të të vdekurve ka qenë gjatë vitit 2018 për 1.7% më i madh se ai i një viti më parë
Pjesa që bëjnë të huajt në popullatën e vendit ka mbetur stabile. Ajo është 25.1%. Bëhet fjalë për 2 milionë e 148.300 persona që jetojnë këtu pa shtetësi zvicerane, përcjell albinfo.ch. Ndërkaq shtetet nga të cilat ka më shumë të huaj janë, ashtu sikurse edhe deri tash: Italia, Gjermania, Portugalia dhe Franca.
Shikuar sipas moshës, numri i personave të moshave nga 0 deri 19 vjeçare mbetet më i madh se ai i atyre që kanë mbi 65 vjet.
Qytetet me më së shumti banorë janë: Cyrihu, Gjeneva, Bazeli, Lozana dhe Berna. Në këto 5 qytete, në fund të vitit 2015 kanë jetuar rreth 12% të popullatës së gjithëmbarshme të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












