Shqipëria
Zvicra ofron investime për Shqipërinë
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Tiranë, Adrian Maître.
Spiropali e ka konsideruar të frytshëm takimin me ambasadorin e Zvicrës në Tiranë, Adrian Maître.
“Diskutuam për mbarëvajtjen e punës dhe ecurinë e zbatimit të projektit mbi Parlamentin dhe Edukimin Qytetar (PACEP) që po realizohet mes Qeverisë, Kuvendit të Shqipërisë dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Projekti PACEP është planifikuar të përfundojë në fund të këtij viti dhe lajm i mirë është vendimi për ta rinovuar marrëveshjen.
Falë dhe mbështetjes së partnerëve të tjerë, Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe Institutit Demokratik Amerikan (NDI), ky projekt ka ndikuar në kryerjen sa më efikase të funksioneve legjislative, mbikëqyrëse dhe përfaqësuese të Parlamentit”, tha ajo.
Po ashtu, Spiropali shtoi se gjatë këtij takimi, ambasadori Maître ndau edhe idenë e asistencës që qeveria zvicerane do të ofrojë në lidhje me monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të institucioneve të pavarura dhe procesit të konsultimit publik.
“Forcimi i bashkëpunimit mes dy qeverive dhe parlamenteve përkatëse ka jetësuar projekte me rëndësi që synojnë shkëmbimin e eksperiencave të nevojshme për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe do të nxisin zhvillimin ekonomik përmes investimeve dhe asistencës së çmuar të qeverisë zvicerane”, tha ajo
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar













