Kosova
Zvicra, partnere afatgjatë e Dokufestit
“Dokufest” gjallëron Prizrenin
Zvicra është krenare që është partnere afatgjatë e Dokufestit në promovimin e shprehjes artistike si instrument i fuqishëm për t ‘ u marrë me të kaluarën, transmeton albinfo.ch.
Në DokuTalk-in e djeshëm me temën ‘Si e ardhmja jonë u jep formë artistëve, filmave’, përfaqësues të medias nga rajoni diskutuan se si arti mund të kontribuojë në përpjekjet e pajtimit dhe në kulturën e tolerancës.
Thuhet se këtë herë festivali do të jetë pjesërisht online dhe i hapur për publikun në kinema. Mbi 230 filma do të transmetohen në këtë festival. Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, thotë se për filmat konkurrues do të ndahen tetë çmime, por do të ketë edhe një çmim nga publiku. Ai thotë se pandemia ka kufizuar, por nuk ka rrezikuar organizimin e festivalit. Nurkollari thotë se kanë ardhur qindra vizitorë dhe e kanë konfirmuar ardhjen shumë artistë e artdashës të tjerë. Festivali DokuFest, këtë vit shënon edicionin e 20-të jubilar. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 Çmimet e pronave në Zvicër vazhduan të rriten në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke... -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025










