Lajme
Zvicra “pengon” hetimin e qytetarëve gjermanë për armët
Zvicra është bërë atraktive për qytetarët gjermanë të Rajhut, pikërisht për shkak të ligjit për armët. Tash, autoritetet zvicerane kanë vendosur që të ngadalësojnë punën e kolegëve të tyre gjermanë përgjatë hetimeve., raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
Qershorin e vitit të kaluar nisi një hetim në Zug, ku policia e kantonit bëri këqyrjen e ambienteve të banimit dhe të biznesit të një shtetasi të Gjermanisë që jeton në Zvicër. Ata konfiskuan laptopë, telefona e mbajtëse të municionit. Operacioni u krye me një kërkesë të prokurorisë së Shtugatit, që po të njëjtën ditë urdhëroi edhe një operacion në Baden-Württemberg, për çka nuk kishin dhënë arsye, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
Me një vendim Gjykata Penale Federale në Bellinzona jep mendimin për operacionin policor në Zug që thotë se gjermanët që jetojnë në Zvicër duhet t’i përkasin të ashtuquajturit mjedis i Reichsbürger, lëvizje kjo e ekstremit të djathtë, që përfshinë antisemitizmin dhe mohimin e Holokaustit, për çka në Shtutgart e cilësojnë si të rëndë, pasi që personi në fjalë cilësohet si shkelës i ligjit për armët në Gjermani.
Pas bastisjes pati ankesa për sjellje të vrazhdë të policëve zviceranë, që nuk është e gjitha. Dokumentet e konfiskuara dhe të dhënat e marrjes në pyetje nuk u përcollën tek autoritetet gjermane.
Ligji për armët në Zvicër që po tërheqë gjermanët është më liberal se në Gjermani. Posedimi i armëve të kalibrit të vogël me shumë të shtëna është i ndaluar në Gjermani, derisa në Zvicër nuk është e ndaluar. E kjo bëhet me qëllim të tërheqin qytetarët e Rajhut, ku gjurmët e Peter Fitzek, anëtar i Lëvizjes Qytetare të Rajhut dhe i vetëshpallur mbret i “Mbretërisë së Gjermanisë” të tij, shtrihen deri në Zvicrën lindore, ku mbase po planifikohet të hapet një degë e lëvizjes ekstremiste të krahut të djathtë, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Sezoni i polenit është afër në Zvicër Sezoni i polenit është gati të fillojë në Zvicër. Sapo dielli të rifitojë vendin e tij... -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare











