Lajme
Zvicra përshpejton vendosjen e byzylykëve elektronikë për të parandaluar femicidin
Kantonet zvicerane po marrin vetë iniciativën për të vendosur një sistem të ri monitorimi elektronik në kohë reale për autorët e dhunës në familje, pasi qeveria federale ende nuk ka miratuar një ligj të posaçëm. Shoqata “Electronic Monitoring” do të paraqesë së shpejti një plan ndërkantonal për zbatimin e byzylykut dinamik deri në pranverë të vitit 2026 dhe harmonizimin e tij në të gjithë vendin deri në vitin 2027.
Kjo nismë vjen pas kritikave për “mungesë veprimi” nga Berna. Deputetja Céline Amaudruz paralajmëron se vonesat po rrezikojnë jetë, ndërsa kantonet kërkojnë një sistem funksional sa më shpejt, transmeton albinfo.ch.
Rezultatet nga projekti pilot i zhvilluar në Cyrih (2023–2024) janë pozitive: sistemi jep alarm të menjëhershëm kur agresori afrohet, por kërkon që zona e kufizimit të jetë të paktën 2 kilometra për të lejuar ndërhyrjen e policisë. Përvoja e Spanjës, ku përdorimi i këtij sistemi ka ulur femicidet me rreth 30%, shihet si model.
Plani i ri parashikon krijimin e një qendre kombëtare shumëgjuhëshe monitorimi, punësime shtesë dhe një marrëveshje financimi mes kantoneve. Autoritetet theksojnë se byzylyku elektronik është vetëm një mjet brenda një serie masash që përfshijnë parandalim, ndërgjegjësim dhe trajnim të forcave të rendit.
Aktualisht në Zvicër një grua vritet mesatarisht çdo dy javë si pasojë e dhunës në familje, ndaj zbatimi i shpejtë i këtij sistemi konsiderohet jetik.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana











