Lajme
Zvicra planifikon bllokime lokale për rastin e një vale të dytë
"Në qershor, qeveria federale kishte përpiluar "një listë të infrastrukturave kritike në lidhje me bllokimet e mundshme të rajoneve ose komunave si pjesë e përballimit të një vale të dytë"
Qeveria Federale e Zvicrës ka qenë duke planifikuar bllokime rajonale lidhur me koronavirusin për muaj me radhë. Kështu shkruan gazeta “NZZ am Sonntag” e djeshme.
Gazeta këtë njoftim e mbështet në procesverbalin e konferencës telefonike midis Zyrës Federale të Shëndetit Publik dhe mjekëve të kantoneve, transmeton albinfo.ch.
Në këtë vazhdë, në qershor qeveria federale kishte përpiluar “një listë të infrastrukturave kritike në lidhje me bllokimet e mundshme të rajoneve ose komunave si pjesë e përballimit të një vale të dytë”.
E ballafaquar me këtë lajm, Qeveria Federale ka deklaruar: “Zyra Federale për Mbrojtjen Civile po shqyrton, në bashkëpunim me organe të tjerë kompetentë, se si në rast të një bllokimi lokal ose rajonal mund të sigurohet që operatorët e infrastrukturave kritike ose kompanitë e rëndësishme të mund të mbajnë sistematikisht operacionet e tyre sa më shumë të jetë e mundur”.
Se kur dhe si mund të imponohet një bllokim i tillë mbetet çështje e hapur. Siç kanë konfirmuar burime të ndryshme në gazetë, qeveria federale, kantonet dhe task forca shkencore federale e koronavirusit po punojnë për një të ashtuquajtur strategji dimërore, përcjell albinfo.ch. Kjo çështje është trajtuar tashmë në verë, thonë burimet në fjalë.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet Nëse popullsia e Zvicrës arrin 9.5 milionë, Këshilli Federal do të detyrohet të frenojë ndjeshëm imigracionin;... -
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur












