Shkurt.ch
Zvicra po bëhet më e djathtë dhe më konservatore
Në këtë rezultat ka ardhur një përllogaritje që Instituti për Hulumtimin e Opinionit GFS Bern e ka bërë duke shoshitur të 19 sondazhet e realizuara që nga tetori i vitit të kaluar, kur dhe ishin mbajtur zgjedhjet nacionale
Po të mbaheshin zgjedhjet nacionale këto ditë, partitë e djathta SVP/UDC dhe FDP/PLR do të dilnin pak më të fuqishme se që kanë dalë në zgjedhjet e mbajtura tash një vit, shkruan srf.ch. E kur dihet se edhe atëherë konsiderohej se e djathta kishte rritur fuqinë e saj në parlament, është i gatshëm konstatimi se shoqëria dhe politika zvicerane po rrëshqasin në të djathtë.
Në këtë rezultat ka ardhur një përllogaritje që Instituti për Hulumtimin e Opinionit GFS Bern e ka bërë duke shoshitur të 19 sondazhet e realizuara që nga tetori i vitit të kaluar, kur dhe ishin mbajtur zgjedhjet nacionale, transmeton albinfo.ch. Sipas kësaj përllogaritjeje, SVP sot do të kishte 29.9 për qind ose 0.5% më shumë se një vit më parë ndërsa FDP 16.7% ose 0.3% më shumë.
Nga ana tjetër, Partia Socialdemokrate (SP/PS) sipas GFS Bern me 18.7% të votave do të dilte për 0.1% më e dobët se para një viti, ndërkohë që partia tjetër e majtë, ajo e Gjelbër, do të forcohej për 0.5% duke arritur në 7.6%
Megjithatë, rritjen më të madhe do ta kishte Partia e Gjelbër Liberale (GLP) e cila me 5.6% do të dilte për 1% më e fortë se një vit më parë. Ndërsa humbësja më e madhe do të dilte CVP/PDC, me minus 1.1%, gjegjësisht do të binte në 10.5%.
Por, me gjithë rritjen e partive të djathta, nuk ka ndodhur bashkimi i tyre në shumicën e çështjeve, siç pretendohej gjatë zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch. Ato janë të përçara sa i përket çështjes kryesore: asaj të marrëdhënieve të Zvicrës me BE-në. Këtu FDP-ja dhe SVP-ja kanë qëndrime diametralisht të kundërta.
Sidoqoftë, ekspertët pas kësaj përllogaritjeje konstatojnë se Zvicra gjatë këtij viti është bërë më konservatore se që ka qenë. Mes tjerash kjo bie në sy në faktin se është hequr nga rendi i ditës pushimi i atësisë dhe nuk ka vullnet për të vendosur kuotën për gratë në ndërmarrjet e mëdha.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit









