Lajme
Zvicra mbështet Gjykatën speciale për luftën në Ukrainë
Zvicra ka thënë se duhet të krijohet një gjykatë speciale për të trajtuar krimin e agresionit kundër Ukrainës nga Rusia.
Kombi alpin zyrtarisht u angazhua për këtë qëllim në një takim në Berlin të enjten, duke iu bashkuar një “grupi kryesor” të shteteve që mbështesin krijimin e një tribunali të tillë, shkruan swissinfo.
“Zvicra është plotësisht e bindur se agresioni kundër Ukrainës nuk duhet të mbetet i pandëshkuar”, tha Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës në një deklaratë.
Sipas kësaj deklarate, pjesëmarrja e Zvicrës në këtë grup thelbësor plotëson mbështetjen e saj për përpjekjet kombëtare dhe ndërkombëtare për të ndjekur penalisht dhe gjykuar të gjitha krimet ndërkombëtare të kryera në Ukrainë, tha ai ndërsa këto nisma janë në përputhje me angazhimin afatgjatë të Zvicrës për të luftuar pandëshkueshmërinë, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, gjatë muajve të fundit, nisma ka marrë mbështetje nga 38 shtete, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Norvegjinë, Guatemalën, Japoninë dhe Kanadanë, teksa “gupi kryesor” tani po kërkon të zhvillojë zgjidhje për hartimin praktik të një tribunali të tillë, duke përfshirë formatin, selinë dhe metodat e punës.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran Aeroporti i Cyrihut regjistroi më shumë lëvizje fluturimesh në mars 2026 sesa një vit më parë,... -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot











