CH-Ballkani
Zvicra premton mbështetje për Sistemin prokrurorial të Kosovës
Kryeprokurori i Shtetit në Prishtinë, Aleksandër Lumezi, ka pritur të enjten ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Në takim ka marrë pjesë edhe Atasheu Policor në këtë ambasadë, thuhet një njoftim për media, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit Lumezi, e njoftoi ambasadorin Lebet me punët e sistemit prokurorial dhe theksoi vendosmërinë e Prokurorit të Shtetit që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit. Gjithashtu ai foli edhe për sfidat me të cilat po ballafaqohen në realizimin e misionit të tyre për sundim të ligjit.
Kryeprokurori theksoi gatishmërinë e tij në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe veprave tjera penale, ndërsa shprehi besimin e tij se në këtë drejtim do të vazhdojë përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë.
Në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ku të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit të Prokurorisë së Shtetit të Kosovës me atë të Zvicrës në mbledhjen e informatave lidhur me veprat penale që mund t’i prekin këto dy vende.
Ndërkaq, ambasadori Lebet, duke vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit, shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.
Gjatë këtij takimi u fol edhe për Projektin e Antikorrupsionit te Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë SAEK II, i cili implementohet në kuadër të UNDP-së në Kosovë.
Në fund të takimit kryeprokurori Lumezi duke vlerësuar lart mbështetjen e Zvicrës për ngritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial, falënderoi ambasadorin e Zvicrës për mbështetjen për sistemin prokurorial të Kosovës.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029











