Lajme
Zvicra refuzon kërkesën e Italisë për hetimin e zjarrit
Hetimi i zjarrit, Zvicra kundër ndërhyrjes së Italisë
Kërkesa e Italisë për t’u përfshirë në hetimin zviceran lidhur me zjarrin tragjik në një bar në Crans-Montana ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Qeveria italiane ka kritikuar mënyrën se si autoritetet e kantonit Valais po e trajtojnë hetimin për zjarrin e ndodhur më 1 janar, ku humbën jetën disa shtetas italianë. Për këtë arsye, Roma ka shprehur dëshirën që të marrë pjesë drejtpërdrejt në procesin hetimor.
Megjithatë, kërkesa e Italisë nuk ka gjetur mbështetje në Bernë. Deputetë nga e majta dhe e djathta politike janë të një mendimi: ndërhyrja e një shteti të huaj në një hetim të brendshëm konsiderohet e papranueshme.
“Të sugjerosh se drejtësia jonë nuk funksionon si duhet dhe se Italia duhet të vijë për të na ndihmuar është fyese,” deklaroi deputeti Mauro Poggia, duke reflektuar qëndrimin e shumicës së kolegëve të tij në parlament. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë muajit shkurt Rregullat e reja për dhurimin e gjakut dhe testimi vjetor i sistemit kombëtar të alarmit janë... -
Eksportet zvicerane shënojnë rekord në 2025 -
Në Zvicër shënohet rritje rekord e incidenteve me pasagjerë në avionë -
Zvicër: Qeveria planifikon përmirësime të mëdha në transportin hekurudhor -
Ku në Zvicër janë çmimet më të ulëta të shtëpive me një familje tani?










