Futboll
Zvicra rrezikon kualifikimin në Evropian
Xhaka e Shaqiri rrezikojnë kualifikimin
Zvicra vë në diskutim kualifikim në Euro 2020, pasi u mposht 1- nga Danimarka (rival direkt), në sfidën e zhvilluar në “Telia Parken” të Kopenhagenit. Golin e vetëm të kësaj përballjeje direkte e realizoi Poulsen në minutën e 84-t, pasi u shërbye në mënyrë perfekte nga Christian Eriksen.
Në fakt, Zvicra ishte më pranë fitores, pasi Admir Mehmedi humbi një rast të pastër në fillim të pjesës së dytë dhe Rodriguez goditi traversën, por danezët u treguan cinikë dhe realizuar në momentin më të mirë të “helvetëve”. Duhet theksuar edhe pritja e Schmeichel në kohën shtesë, që i mohoi të paktën një pikë ekipit të Zvicrës. Në këtë takim luajtën vetëm dy shqiptarë, Mehmedi dhe Granit Xhaka, ndërsa Shaqiri nuk ka qenë i grumbulluar për arsye dëmtimi, shkruan TCH.
Më herët, por në Grupin D, Irlanda barazoi 0-0 në transfertë me Gjerogjinë. Irlanda dhe Danimarka kryesojnë me nga 12 pikë, ndërsa Zvicra ndjek me 4 pikë më pak.
Në Grupin F, Rumania bëri detyrën në transfertë përballë Ishujve Faroe, duke fituar 0-3, ndërsa në Grupin J Bosnjë Hercegovina iu imponua 4-1 Finlandës, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












