Lajme
Zvicra rrit fondet për të luftuar smundjet infektive
Qeveria zvicerane po rrit mbështetjen për luftën kundër sëmundjeve infektive dhe ekspertizën globale të Gjenevës për shëndetin duke kontribuar afro 100 milion franga (102 milion dollarë) për agjencitë shëndetësore, përcjell albinfo.ch
Këshilli Federal i Zvicrës miratoi të mërkurën një kontribut prej 64 milionë franga për Fondin Global për të luftuar SIDA-n, Tuberkulozin dhe Malarjen për periudhën 2020–222 dhe një 30 milionë shtesë për Programin e Kombeve të Bashkuara për HIV / AIDS për periudhën 2019–21, përcjell albinfo.ch
Cdo vit, 2.5 milionë njerëz vdesin nga këto tre sëmundje infektive, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, tha Qeveria në Bernë në një deklaratë.
Me këtë kontribut, Zvicra tha se kishte për qëllim forcimin e sistemeve shëndetësore dhe ndihmën në luftimin e varfërisë duke rritur gjithashtu pozicionin e Gjenevës si një qendër e përsosmërisë për shëndetin global.
Qeveria theksoi gjithashtu numrin e kompanive farmaceutike dhe agjencive të tjera globale të shëndetit në vend që e bënë atë qendër për mbledhjen dhe koordinimin e përpjekjeve për të çuar përpara luftën kundër sëmundjeve infektive, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? Referendumi i planifikuar për 14 qershor 2026 lidhet me një iniciativë që synon kufizimin e popullsisë... -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Një në gjashtë zviceranë ka konflikte me fqinjët -
Kjo kompani ajrore në Zvicër ofron deri në 15 mijë euro për largim vullnetar














