Shkurt.ch
Zvicra rrit shpenzimet në sferën e ndërtimit
Për ndryshim nga sektori privat, federata, kantonet dhe komunat i kanë rritur për 9.3 për qind shumat e investuara në projektet e tyre për ndërtime të reja
Ndërtimtarët në Zvicër gjatë vitit 2015 kanë shpenzuar më shumë mjete për projektet e tyre të ndërtimit se sa një vit më parë. Kështu, siç bën të ditur Zyra Federale për Statistikë (BFS), shpenzimet në këtë fushë gjatë vitit që shkoi kanë pasur një ngritje nominale prej 1.4 për qind në krahasim me vitin 2014, shkruan srf.ch.
Madje, nëse merren parasysh shkalla e inflacionit që ka qenë në vitin 2015, rritja e shpenzimeve në fjalë ka qenë për 1.8 për qind, transmeton albinfo.ch.
Më tutje BFS në statistikën e saj të përkohshme për ndërtimtarinë njofton se në sektorin privat, gjatë vitit 2015 për herë të parë në tetë vitet e fundit janë investuar më pak para në projekte të reja ndërtimi. Për ndryshim nga sektori privat, federata, kantonet dhe komunat i kanë rritur për 9.3 për qind shumat e investuara në projektet e tyre për ndërtime të reja.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën













