Tematike
Zvicra shënon nivelin më të lartë të vetëvrasjeve në Evropë
Në vitin 2009, 827 burra dhe 278 gra i kanë dhënë fund jetës së tyre në Zvicër. Shkalla e vetëvrasjeve është gati tri herë më e lartë te meshkujt sesa te femrat dhe kjo dukuri është në rritje me moshën. Këto shifra janë relativisht konstante që nga viti 2003,sipas raportit të Observatorit Shëndetësor (Obsan).
Pas sëmundjeve të kancerit dhe aksidenteve kardiovaskulare, vetëvrasja është shkaku i katërt kryesor i vdekshmërisë së hershme. Ky është një problem i shëndetit publik shpeshherë i neglizhuar në Zvicër, edhe pse shkalla e vetëvrasjeve është ndër më të lartat në Evropë, thuhet në raportin e Obsan-it, të lëshuar të enjten. Ngjarje të tilla ndodhin në shumicën e rasteve papritur dhe shkaktojnë vuajtje të mëdha në rrethin e tyre.
Numri i vetëvrasjeve është më i larti në kantonin e Neuchâtel-it (17.4 në 100.000 banorë) dhe gjysmëkantonet e d’Appenzell Rhodes-Extérieures (19.5 në 100.000 banorë) dhe Nidwalden (19 në 100.000 banorë). Ndërsa shifrat më të ulta janë vërejtur në kantonet e Ticino-s (8.4), i Uri-it (9.2) dhe Basel-Land-it (9.8).
Në vitin 2009, shkalla e vetëvrasjeve qëndronte në 19.3 për 100,000 meshkuj dhe 6.2 për 100.000 gra. Ndërsa për popullsinë në përgjithësi numri i rasteve të tilla është 12.5 për 100.000 banorë.
Kjo dukuri lidhet edhe me çrregullimet psikiatrike
Shumica e njerëzve që kryejnë vetëvrasje vuajnë nga çrregullime mendore që mund të diagnostikohen, siç është depresioni, skizofrenia, alkoolizmi si dhe çrregullimet e personalitetit që luajnë një rol të rëndësishëm. Për të tjerët, veprime të tilla janë shpesh rezultat i një ndjenje të momentit që parimisht nuk duket të ketë lidhje me çrregullimet psikologjike.
Në kundërshtim me besimin e përhapur, shëndeti psikologjik i popullatës zvicerane ka ndryshuar pak viteve të fundit. Sipas raportit të lartpërmendur, një banor në gjashtë vuan nga një çrregullim mendor.
Sëmundjet mendore theksohet të jenë ndër problemet shëndetësore më të shpeshta dhe më të vështira për t’i tejkaluar. Ato ndikojnë në të gjitha aspektet e jetës së personave që vuajnë dhe mund të kenë pasoja të dëmshme dhe dramatike, nënvizon raporti Obsan.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit











