Shkurt.ch
Zvicra shpenzon 77.8 miliardë franga për shëndetësi
Shpenzimet për sigurimin shëndetësor janë 783 franga për një banor në muaj. 219 franga nga kjo shumë i paguan i siguruari nga xhepi i vet
Shpenzimet e gjithmbarshme për shëndetësi në Zvicër gjatë vitit 2015 kanë qenë 77.8 miliardë franga ose 4.3% më tepër se një vit më parë. Rritja, e cila sipas Zyrës Federale për Statistikë është për 3.2 miliardë franga, i referohet shpenzimeve të rritura të spitaleve (1 miliard franga më shumë), ordinancave mjekësore (8plus 0.9miliard) dhe atyre të objekteve sociale mjekësore (plus 0.3 miliard), njofton sda.ch.
Këto tri shtylla përbëjnë së bashku 71% të shpenzimeve të përgjithshme mjekësore. Ndërsa rritje mbi mesatare prej 9.3% është regjistruar te kostoja e laboratorëve dhe shpëtimit dhe për shërbimet ambulantore (plus 9.1%).
Rreth një të tretën e të gjithë kostos, në fakt 35.3% e kanë bërë fondet (arkat) e sigurimit shëndetësor bazik, transmeton albinfo.ch. Shpenzimet në këtë pikë janë ngjitur në 783 franga për një banor në muaj ose 24 franga më shumë se një vit më parë. 219 franga nga kjo shumë është dashur t`i paguajë i siguruari nga xhepi i vet, që sërish është 8 franga më shumë se në vitin paraprak. Dallimin e kanë bërë para së gjithash shpenzimet dentare, ato në shtëpitë e pleqve si dhe ato për trajtimet mjekësore me franshize.
Shtetit, shpenzimet për shëndetësi për kokë banori në muaj gjatë vitit 2015 kanë qenë 143 franga (plus 3 franga), përcjell albinfo.ch. Pjesën tjetër të kostos e bartin sigurimet sociale, ato të aksidenteve, dhe sigurimet plotësuese.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara Këshilli Federal heq dorë nga reforma që parashikonte ndalimin e dorëzimit në shtëpitë e largëta dhe... -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar -
Numër rekord i mysafirëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Takimi përmbyllës vjetor i koordinimit të misionit diplomatiko-konsullor shqiptar në Zvicër -
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë













