Lajme
Zvicra shpenzon më së shumti në Evropë për shëndetësinë
Zvicra shpenzon një të tetën e bruto produktit vendor ose 12.25% të tij për shëndetësinë. Në Evropë mesatarisht për këtë destinim jepet një e dhjeta
Asnjë shtet tjetër evropian nuk shpenzon për shëndetësinë, në raport me fuqinë e vet ekonomike, më shumë se Zvicra. Kjo tregohet në statistikën më të re që e ka publikuar Eurostat-i, Zyra Statistikore Evropiane.
Zvicra shpenzon një të tetën e bruto produktit vendor ose 12.25% të tij për medikamente dhe për trajtime mjekësore, shkruan sda.ch.
Në Evropë mesatarisht për këtë destinim jepet një e dhjeta e Bruto Produktit Vendor të vendeve përkatëse, transmeton albinfo.ch.
Shuma mbi mesataren evropiane nga buxheti i tyre për shëndetësinë japin edhe Franca (11.5%) Gjermania (11.1%), Suedia (11%) dhe Austria (10.4%). Ndërsa e fundit në këtë listë është Rumania, e cila për shëndetin e popullatës së vet shpenzon vetëm 5% nga bruto prodhimi i saj vendor. Shifrat janë nga viti 2016, por të fundit deri tash, të përmbledhura për këtë sektor.
Në 12 shtete të BE-së, për shëndetësinë jepen më pak se 7.5% të BPV. Fjala është për: Irlandën, Kroacinë, Hungaruinë, Çekinë, Sllovakinë, Qipron, Lituaninë, Poloninë., Estoninë, Letoninë, Luksemburgun dhe Rumaninë, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, prania e Luksemburgut në listën e fundit shpjegohet me nivelin shumë të lartë të brutoproduktit kombëtar që ka ky vend i vogël, sqaron Eurostat. Kjo mundëson shërbime shëndetësore të kënaqshme përkundër mesatares së ulët të shpenzimeve në krahasim me fuqinë ekonomike të vendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












