Shkurt.ch
Zvicra shton ndihmat për botën e jashtme
Sipas dhomës së kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, ndihma për botën e jashtme në dy vitet e ardhshme do të rritet në 640 milionë franga. Deri në vitin 2015 planifikohej që ndihma për vendet e huaja të arrinte në 0.5 për qind të brudoproduktit vendor të Zvicrës.
Duke pasur parasysh gjendjen aktuale të financave, një pakicë në parlament ishte shprehur kundër përqindjes në fjalë. Në seancën e sotme me këtë temë është marrë edhe Dhoma Federale e parlamentit, e cila ka ndryshuar qëndrimin e saj të mëparshëm sipas të cilit duhej të zvogëlohej shuma e ndihmës për vendet e huaja.
Dhoma në fjalë tashmë ka pranuar që shuma e fondit të përmendur të rritet për 100 milionë franga të tjera.
Nga gjithsej 640 milionë franga, 570 milionë do të jepen për DEZA-n ndërsa 70 milionë për SECO-n.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime










