Sport
Zvicra “shuan” historinë e Koreve
Ekipi i bashkuar i Koreve u arrit pas një marrëveshje që të garonin dy shtetet në një flamur në Olimpiadë
Ekipi i përbashkët i Koresë Jugore dhe Veriore në hokej mbi akull te femrat ka shkruar historinë, pasi garuan në ditën e parë të Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeongchang.
Por ekipit iu “hesht” historia nga Zvicra që fitoi 8 me 0.
Ekipi i bashkuar i Koreve u arrit pas një marrëveshje që të garonin dy shtetet në një flamur në Olimpiadë. Atletët e të dy shteteve parakaluan bashkë edhe në ceremoninë hapëse.
Nën këtë marrëveshje, 12 atletë të Koresë Veriore iu bashkuan ekipit të Koresë Jugore, transmeton Albinfo.ch.
Pavarësisht organizimit dhe pritjeve të shikuesve, ndeshja me Zvicrën ishte e vështirë në akull. Alina Muller realizoi tre herë në pjesën e parë dhe shtoi një tjetër në të dytën, para se Phoebe Stanz dhe Lara Stalder të realizonin nga dy herë për fitoren e bindshme të zviceraneve.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin











