Shkurt.ch
Zvicra thërret shtetasit e saj të braktisin Egjiptin
Departamenti i jashtëm u kërkon atyre që, në rast të braktisjes së Egjiptit, të kontaktojnë Ambasadën e Zvirës në këtë vend
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme u ka rekomanduar shtetasve të Zvicrës që të heqin dorë nga udhëtimet turistike dhe udhëtimet tjera, jo të domosdoshme drejt Egjiptit.
Departamenti në fjalë kërkon po ashtu edhe nga zviceranët që aktualisht ndodhen në Egjipt që përkohësisht të braktisin këtë vend.
Sipas shënimeve që kanë autoritetet zvicerane, qëndrimin e tyre në Egjipt e kanë paraqitur në Ambasadën e Zvicrës në Kajro gjithsej 1574 shtetas zviceranë.
Departamenti i jashtëm u kërkon atyre që, në rast të braktisjes së Egjiptit, të paraqiten në ambasadë. Personeli i kësaj të fundit, duke filluar nga e hëna (nga sot) do të jetë i pranishëm në Aeroportin e Kajros për të ndihmuar ata që duan të udhëtojnë drejt Zvicrës.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime










