Lajme

Zvicra toleron vizitat në atdhe të refugjatëve ukrainas

Megjithatë, nëse dikush nga refugjatët ukrainas nuk është në Zvicër për më shumë se 60 ditë, atij i hiqet statusi i mbrojtjes S.

Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) toleron qëndrimin (vizitat) në shtëpi që bëjnë refugjatët ukrainas. Një qëndrim prej rreth 15 ditësh brenda një tremujori merret si masë, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, në varësi të arsyes, kjo mund të ndryshohet.

Jo çdo vizitë në shtëpi e një personi që ka ikur nga Ukraina rezulton automatikisht në humbjen e statusit të mbrojtjes S. Kështu është shprehur David Keller, kreu i ekipit të krizës së azilit në Sekretariatin Shtetëror për Migracionin (SEM), përpara mediave në Bernë.

Nëse dikush qëndron në atdhe për një periudhë më të gjatë kohore, për shembull, për shkak të një rasti të vdekjes, SEM nuk ia heq atij statusin S, shkruan srf.ch. Çdo rast individual do të shqyrtohet.

Megjithatë, nëse dikush nga refugjatët ukrainas nuk është në Zvicër për më shumë se 60 ditë, atij i hiqet statusi i mbrojtjes S. Sipas tij, rreth 200 refugjatë janë larguar nga vendi. SEM ka urdhëruar tërheqjen e statusit të mbrojtjes për ta.

Siç shpjegoi Keller, tani ka 55,300 refugjatë ukrainas të shpërndarë nëpër kantone, përcjell albinfo.ch. 53,000 kanë statusin e mbrojtjes S. Në 260 raste, SEM ka vendosur të mos japë ose ka bërë sqarime të mëtejshme. Në përgjithësi, situata është qetësuar.

Sipas informacioneve, 5000 deri në 6000 njerëz që ikin nga Ukraina mbërrijnë çdo muaj në Zvicër. Qeveria federale mund ta përballojë këtë, tha Keller.