Tematike
Zvicra u jep refugjatëve nga Ukraina statusin special “S”
Fillimisht ai është i vlefshëm për një vit, por ai mundëson që të prekurit të akomodohen privatisht dhe të jenë në gjendje të punojnë pas një periudhe pritjeje
Këshilli Federal ka nisur zbatimin e sanksioneve që ka vendosur. Shërbimet dhe mallrat që mund të përdoren për qëllime ushtarake i nënshtrohen ndalimit të eksportit. Sipas parimit të trajtimit të barabartë, kjo vlen edhe për Ukrainën, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu po zbatohet edhe përjashtimi i Rusisë nga sistemi i pagesave bankare ndërkombëtare Swift. Aktualisht, janë ngrirë pasuritë e 223 personave, shkruan srf.ch.
Me vendimin më të ri të Qeverisë Federale, refugjatëve ukrainas në Zvicër u jepet statusi special “S”. Fillimisht ai është i vlefshëm për një vit, por ai mundëson që të prekurit të akomodohen privatisht dhe të jenë në gjendje të punojnë pas një periudhe pritjeje.
Kjo u bë e ditur në konferencën për media në të cilën ministrja e drejtësisë dhe poliicsë, Karin Sutter-Keller u përball me pyetjet e gazetarëve. Mes tjerash asaj ju shtrua edhe pyetja nëse refugjatët ukrainas po favorizohen, në krahasim me ata të deritashmit, si nga Afganistani etj. Keller-Sutter duke u përgjigjur, tha se në Afganistan, për ndryshim nga Ukraina, aktualisht nuk po luftohet. Sipas saj, Zvicra ka trajtuar në mënyrë të barabartë refugjatët në periudha të ndryshme, në varësi nga gjendja në vendet e tyre të prejardhjes
Këshilli Federal vlerëson solidaritetin e madh të popullatës zvicerane ndaj refugjatëve ukrainas. Kushdo që ka pyetje se si mund të ndihmojë, duhet të kontaktojë Sekretariatin Shtetëror për Migracionin (SEM).
Ky sekrertariat ka ngritur një staf të dedikuar për këtë qëllim, një adresë e-mail është publikuar në faqen e internetit të SEM dhe SEM po krijon gjithashtu një linjë telefonike.
Kantonet janë duke punuar për të gjetur strehim shtesë dhe për ta vënë atë në funksion, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, konferenca e drejtorëve social kantonal pret që SEM të sigurojë që regjistrimi, akomodimi dhe mbështetja e refugjatëve ukrainas të jetë sa më e strukturuar.
Për të siguruar furnizimin me energji për dimrin e ardhshëm, do të krijohen rezerva gazi krahas rezervës tashmë të siguruar të energjisë elektrike nga hidrocentralet.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot










