Shkurt.ch
Zvicra ul ndihmat për fëmijët e pensionistëve invalidorë
Ato do të ulen nga 40 për qind të nivelit të pensionit, sa janë sot, në 30 për qind
Me shumicën e votave, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka vendosur që të ulen ndihmat për füemijë në kuadrin e pensioneve të invaliditetit. Propozimi i Komisionit Social të kësaj dhome, është votuar me 196 vota pro, 66 kundër dhe 10 abstenime, shkruan srf.ch.
Kjo ulje bëhet në kuadrin e procesit të rishikimit të Ligjit mbi Pensionet e Invaliditetit.
Bëhet fjalë për ndihmat që sot njihen si “pensioni i fëmijëve” ndërsa në të ardhmen do të quhen “shtesa për prindërit”, transmeton albinfo.ch. Ato do të ulen nga 40 për qind të nivelit të pensionit, sa janë sot, në 30 për qind.
Ministri që mbulon fushën sociale, Alain Berset ka kërkuar që të mos ketë ndryshim në këtë pikë, gjegjësisht që pensionet të vazhdojnë me të vjetrën. Kjo pasi që, sipas tij, edhe në gjendjen e tanishme, afërsisht gjysma e personave që marrin pensione të invaliditetit, kanë nevojë për ndihmën komplemenetare (EL) që e jep shteti për të përmbushur nevojat jetësore të tyre. Kështu, nëse ulen ndihmat për fëmijët e pensionistëve invalidorë, shteti duhet të llogarisë me rritje prej 47 milionë frangash për ndihmat komplementare, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, federata është duke bërë analizën e “pensioneve të fëmijëve”. Për këtë arsye, parlamenti do të duhej të priste me vendimin e tij deri sa të mbaronte analiza në fjalë.
Por, parlamenti (Dhoma Nacionale) ka zgjedhur rrugën tjetër, duke plotësuar rekomandimin e komisionit përgjegjës parlamentar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












