Shkurt.ch
Zvicra vazhdon masën mbrojtëse kundër Kroacisë: pati numër të madh punëtorësh që erdhën nga Kroacia
Klauzola mbrojtëse mund të përdoret vetëm në dy vite radhazi. Kështu, në vitin 2025, liria e plotë e lëvizjes për qytetarët kroatë do të zbatohet përsëri, me kusht
Në mbledhjen e 22 nëntorit 2023, Këshilli Federal vendosi të vazhdojë zbatimin e klauzolës mbrojtëse të parashikuar në Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë, kundër punëtorëve nga Kroacia vitin e ardhshëm, transmeton albinfo.ch. Do të jetë i njëjti numër lejesh në dispozicion si në vitin 2023
Marrëveshja e Lëvizjes së Lirë (FZA) me BE-në parashikon një hapje graduale të aksesit në tregun zviceran të punës për shtetasit kroatë. Pas futjes së lëvizjes së plotë të lirë të njerëzve “me kusht” në vitin 2022, numri i punëtorëve që erdhën nga Kroacia në Zvicër u rrit ndjeshëm, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Qeveria Federale e Zvicrës.
Prandaj, Këshilli Federal aktivizoi në mënyrë të njëanshme klauzolën mbrojtëse të parashikuar në AFMP dhe rifuti kuotat e miratimit për punëtorët nga Kroacia për periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2023.
Në fund të tetorit 2023 ishte shteruar e gjithë kuota prej 1204 lejesh B (me afat vlefshmërie pesëvjeçare). Nga 1053 leje L në dispozicion (leje qëndrimi të shkurtër që mund të zgjaten përtej një viti), 76 për qind janë shfrytëzuar. Meqenëse kuotat janë përdorur shumë këtë vit, Këshilli Federal vendosi të vazhdojë klauzolën mbrojtëse edhe për vitin e ardhshëm. Në vitin 2024, do të zbatohen të njëjtat shifra maksimale për punëtorët kroatë, si në vitin 2023.
Vendimi për vazhdimin e klauzolës mbrojtëse vjen pas masave mbrojtëse që Zvicra ka miratuar vitet e fundit ndaj shteteve që janë anëtarësuar së fundmi në BE. Sipas AFMP-së, klauzola mbrojtëse mund të përdoret vetëm në dy vite radhazi. Kjo do të thotë se në vitin 2025, liria e plotë e lëvizjes për qytetarët kroatë do të zbatohet përsëri në baza prove (me kusht).
Rregullorja kalimtare për Kroacinë, e cila zgjat gjithsej dhjetë vjet, është e zbatueshme deri më 31 dhjetor 2026.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100










