Lajme
Zvicra vendos edhe Kroacinë në listën e karantinës
Kroacia dhe San Marino, veç të tjerave, janë shtetet e reja në këtë listë. Ndërkaq, Belgjika dhe Luksemburgu janë hequr nga lista
BAG ka riaktualizuar listën e shteteve dhe zonave me rrezik në rritje për infektim me koronavirusi.
Kroacia dhe San Marino, veç të tjerave, janë shtetet e reja në këtë listë. Ndërkaq, Belgjika dhe Luksemburgu janë hequr nga lista, njofton srf.ch.
Kjo listë e modifikuar do të hyjë në fuqi të hënën, më 7 shtator 2020 në mesnatë (në mesnatën e të dielës, pas orës 24.00).
Të gjithë ata që kanë qëndruar në një vend apo zonë të tillë, me rrezik në rritje të infektimit brenda 14 ditëve të fundit dhe më pas duan të hyjnë në Zvicër, duhet të vendosen në në karantinë për 10 ditë, transmeton albinfo.ch. Faktori vendimtar me këtë rast është nëse vendi nga i cili ktheheni, është në listë në ditën që ju hyni në Zvicër.
Shtetet dhe zonat e prekura do të azhurnohen në varësi të situatës epidemiologjike.
Siç është shkruar tashmë, personat e prekur duhet të vendosen në karantinë menjëherë pas hyrjes në vend dhe të raportojnë tek autoriteti përgjegjës kantonal brenda 2 ditësh. Mosrespektimi mund të rezultojë në një gjobë të rëndë.
Një rezultat negativ i testit në kohën e hyrjes as nuk heq detyrimin e karantinës dhe as nuk e shkurton kohëzgjatjen e saj, përcjell albinfo.ch. Është kështu për shkak se rezultati negativ i testit nuk përjashton infeksionin me koronavirus në ditët vijuese.
Pasagjerët tranzit të cilët kanë qenë në një shtet ose zonë me një rrezik në rritje të infektimit për më pak se 24 orë përjashtohen nga detyrimi i karantinës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa











