Lajme
Zvicra vonohet në prodhimin e maskave: Ende nuk kanë ardhur makineritë!
Makinat janë porositur, por ende nuk janë dorëzuar për prodhim në vendin e destinimit, në Zvicër
Dy makina për prodhimin e maskave mbrojtëse, të dyja të financuara nga Qeveria Federale dhe kantoni i Cyrihut, duhej të siguronin furnizimin e Zvicrës me maska në fjalë, kaq të nevojshme në situatën aktuale të pandemisë . Por ato po vonohen, shkruan “SonntagsZeitung”.
Që nga shpërthimi i virusit të koronës në zvicër ka mungesë të maskave mbrojtëse – ato ofrohen në internet me çmime të fryra dhe një pjesë janë bllokuar në kufirin me Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Personeli shëndetësor ka javë që është duke pritur furnizime urgjentisht të nevojshme.
Dy makina që prodhojnë maska FFP2 në Zvicër është menduar se do ta korrigjonin situatën.
Por këto nuk janë akoma në veprim, siç raporton gazeta e përmendur. Makinat janë porositur, por ende nuk janë dorëzuar për prodhim në vendin e destinimit, në Zvicër, sipas Departamentit të Mbrojtjes (VBS).
VBS nuk ka pranuar të japë një datë për kohën e dorëzimit.
Qeveria Federale dhe kantoni i Cyrihut kanë financuar blerjen e makinave në fjalë që kanë kushtuar 1.5 milion franga. Fillimi i prodhimit është shtyrë që nga muaji mars. Aktualisht pritet të fillojë në fund të prillit, transmeton albinfo.ch.
Sipas artikullit, ende nuk janë pranuar aplikime për prodhimin e maska kirurgjikale që plotësojnë kriteret për miratim. Në Swissmedic, thuhet se ka aplikime individuale, por këto nuk janë të dokumentuara sa duhet. Prandaj asnjë aplikim nuk mund të aprovohet hë për hë.
Në Sekretariatin Shtetëror për Ekonomi (Seco), së shpejti pritet që të bëhen aplikacionet për prodhimin e maskave mbrojtëse.
Në prag të prodhimit të maskave kirurgjikale, sipas gazetës, aktualisht gjendet kompania Wernli nga Rothrist AG, përcjell albinfo.ch. Kjo kompani, e cila është e specializuar për produktet mjekësore, ka bërë porosinë për makina përkatëse. Këto do të sillen nga Kina në Cyrih këtë javë. Atëherë pritet të fillojë prodhimin.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC Influencerët po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në marketing, por praktikat e tyre... -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave














