Lajme
Zvicra zgjat afatin e programit për refugjatët
Zvicra do të vazhdojë programin e rivendosjes së refugjatëve deri në 2024-2025. Kështu do të jetë në gjendje të strehojë maksimum prej 1600 refugjatësh veçanërisht të cenueshëm që janë në një situatë të pasigurt në vendin e tyre të pritjes së parë, njoftoi Këshilli Federal, shkruan RTS.
Ky program i OKB-së është pezulluar që nga 1 prilli, për shkak të presionit ndaj sistemit zviceran të azilit, por do të aktivizohet vetëm në konsultim me kantonet dhe komunat.
Pranimet nuk do të rifillojnë derisa situata të “përmirësohet ndjeshëm” përsa i përket akomodimit dhe mbikëqyrjes së njerëzve që janë nën sektorin e azilit, u bë e ditur nga qeveria, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm kushtuar azilit, Këshilli i Shteteve kishte kërkuar të enjten pezullimin e këtij programi për dy vitet e ardhshme për shkak të gjendjes aktuale të mbingarkesës.
Teksti i paraqitur nga UDC kishte marrë mbështetjen e pothuajse të gjithë PLR-së dhe një pjese të Qendrës dhe një ditë më parë, Kombëtarja kishte refuzuar një mocion të ngjashëm.
Me këtë vendim, Këshilli Federal sqaron se kërkon “të plotësojë nevojat e planifikimit”, duke vendosur “nga sot kuadrin e programit të ardhshëm dyvjeçar”, shkruan RTS.
Kuota fikse prej 1600 personash është më e ulët se ajo e planifikuar për periudhën 2022-2023. Tani ka 1820 njerëz, prej të cilëve 980 janë mirëpritur deri më sot.
Prioritetet gjeografike do të mbeten të njëjta si aktualisht. Do të bëhet fjalë për lehtësimin e vendeve të pritjes së parë të mbingarkuar nga fluksi i refugjatëve.
Të paktën 90% e tyre do të duhet të vijnë nga Lindja e Mesme dhe rajonet përgjatë rrugës qendrore të Mesdheut drejt Evropës.
Për hir të efikasitetit, Konfederata do të fokusohet në “tre deri në pesë vende” të pritjes së parë. Një maksimum prej 10% të kontigjentit mund të ketë të bëjë me njerëz, nevojat e zhvendosjes së të cilëve vijnë nga situata të paparashikuara dhe që janë jashtë vendeve pritëse të synuara, përcjell albinfo.chh.
Zvicra ka marrë pjesë në aktivitetet e risistemimit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) që nga viti 2019. Programe të tilla mbështesin vendet e strehimit të parë, ku jetojnë më shumë se 80% e refugjatëve në mbarë botën. Ato kontribuojnë edhe në luftën kundër kontrabandës së emigrantëve, saktëson qeveria.
Theksi vihet në pritjen e grave, fëmijëve dhe familjeve të cenueshme që gjenden në zonat e krizës. Janë përcaktuar kushtet: UNHCR duhet t’u ketë dhënë statusin e refugjatit personave në fjalë.
Ata gjithashtu duhet të jenë të gatshëm të integrohen në Zvicër dhe t’i nënshtrohen një kontrolli të plotë sigurie, shkruan RTS.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud










