Futboll
Zvicrës i ikën edhe një lojëtar nga Kombëtarja
Edhe një lojëtar i Kombëtares së Zvicrës i ka thënë lamtumirë përfaqësueses helvetike. Bëhet fjalë për Fabian Schar i cili përmes rrjeteve sociale njoftoi për pensionimin nga përfaqësuesja e Zvicrës në futboll, transmeton albinfo.ch.
“Pas më shumë se dhjetë vitesh dhe 86 ndeshjeve për Zvicrën, ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Unë kam qenë në gjendje të përfaqësoj vendin tim në tri Kupa Botërore dhe tri Kampionate Evropiane. Kam përjetuar momente tepër të bukura me ekipin kombëtar dhe emocionet që kam mundur të përjetoj do të qëndrojnë me mua për pjesën tjetër të jetës sime. Është gjithashtu koha për t’u thënë faleminderit shokëve të skuadrës, stafit dhe trajnerëve dhe sigurisht familjes time dhe atyre përreth meje. Mbi të gjitha, dua të falënderoj tifozët zviceranë që më kanë mbështetur gjatë këtyre viteve”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Schar ka zhvilluar 86 ndeshje me Zvicrën duke shënuar 8 gola derisa largimi i tij vjen pas tërheqjes së Xherdan Shaqirit e Yann Sommerit.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa











