Lajme
Zymjanët e Hasit shënuan „Ditët e Diasporës“
Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës 2012”, në Zym të Hasit u mbajtën aktivitete të ndryshme kulturore e artistike
Zymjanët të njohur për zanatin e bukës, kanë bërë që të njihen në të gjithë Ballkanin dhe në tërë Evropën madje deri në Amerikë. Me këtë rast zymjanët nuk harruan traditën, kulturën duke marrë me vete kudo kujtimet për vendlindjen e tyre.
Madje sipas një raporti dërguar Vatikanit më 1704 del se zymjanët janë marre edhe me vreshtari e furrtari.
Në fjalën përshëndetëse zëvendësministri i Diasporës, Qerim Bajrami, ka përgëzuar zymjanët mërgimtarë për këtë organizim madhështor dhe tradicional të cilët do ta kenë gjithherë mbështetjen e Ministrisë së Diasporës.
Në këtë manifestim morën pjesë dy ansamble të njohura, shoqëria kulturo – artistike “Vëllazërimi” nga Greqia dhe ansambli etno- kulturore “Katarina Josipi” nga Zymi i Hasit, që me një program mjaft të pasur artistik para një publiku të gjerë, recituan poezi, kënduan këngë labe, këngë patriotike dhe valle tradicionale, njofton MeD.
Në fund zëvendësministri i Diasporës, Qerim Bajrami së bashku me njërin nga bukëpjekësit e vjetër nga Zym i Hasit Dodë Lekaj, e zbuluan lapidarin “ Guri i Gurbetçarit”, i cili mban mbishkrimin e Ministrisë së Diasporës.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros Mashtruesit përdorin emrat e Coop dhe Migros për të vjedhur të dhënat bankare... -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës











