Sport

Zyrtare: Ajeti kthehet te Baseli

Tani Alban Ajeti është kthyer “në shtëpi” dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti zyrtarisht është kthyer te Baseli.

Futbollisti që ishte te Baseli qysh kur ishte fëmijë ishte larguar më 2016 drejt Augsburgut e më pas drejt St. Gallenit.

Bisedimet në mes të dy ekipeve (St. Gallen dhe Basel) lidhur me Albianin ishin ndërprerë nga fundi i qershorit. Por ato filluan sërish dhe u kurorëzuan me sukses, pasi që, pas lëndimit të Ricky van Wolfswinkel, Baseli kishte nevojë për shërbimet e Ajetit.

Tani ai është kthyer “në shtëpi” dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.