Futboll
Zyrtare: Ndeshja Angli-Kosovë luhet në stadiumin e Southamptonit
Anglia do të shkojë në Southampton për ndeshjen kualifikuese me Kosovën për Evropian në muajin shtator.
Ndeshja, që do të zhvillohet në stadiumin “St. Mary’s” të martën, më 10 shtator, do të jetë e para për Anglinë që ka luajtur në atë fushë që nga tetori i vitit 2002, kur Maqedonia u nda me barazim 2-2, raporton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Mediat në Angli thonë se ky do të jetë një rast historik për vendësit, pasi që do të jetë edhe ndeshja e parë e Anglisë me Kosovën që kur kjo e fundit u anëtarësua në UEFA dhe FIFA më 2016.
Që nga ajo kohë, faqja zyrtare e Federatës Angleze të Futbollit shkruan se Kosova ka pasur një start madhështor në jetën e skenës ndërkombëtare dhe dolën të parët në grupin e tyre në Ligën e Kombeve pa asnjë humbje, për të siguruar së paku play-offin për UEFA EURO 2020.
Biletat për ndeshje do të dalin në shitje në Angli më 10 maj, me çmime nga 10 funte për juniorë nën përcjelljen e familjarëve, pastaj 25 për të rritur dhe të tjera nga 35, 45 dhe 55 funte.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa














