Futboll
Zyrtarisht, Granit Xhaka do të mungojë 3 muaj
Klubi futbollistik Arsenali ka konfirmuar se Granit Xhaka me shumë mundësi e ka mbyllur që tani këtë vit kalendarik për sa i përket futbollit. Mesfushori me origjinë shqiptare i Arsenalit nuk pritet të jetë gati për të zbritur sërish në fushë para Krishtlindjeve, gjithsesi lajmi i mirë është se klubi bën të ditur se Xhaka nuk do të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale.
Dëmtimi në gju i Granitit është pa dyshim një lajm i keq për Arsenalin, sidomos nëse merr parasysh se futbollisti ka qenë një lojtar kyç për Mikel Artetan, me topçinjtë që kanë nisur kthesën këtë sezon me fitoren 3-1 ndaj rivalëve londinezë të Tottenham në Premier League.
Në komunikatën e shpërndarë nga Arsenali shkruhet: “Pas dëmtimit në gjurin e tij të djathtë gjatë ndeshjes me Tottenham, egzaminimet dhe skaneri ka konfirmuar se Granit Xhaka vuan një dëmtim domethënës në ligamentet e gjurit.
Një konsultë e specializuar në Londër përcaktoi se Graniti nuk ka nevojë për operacion. Rikuperimi i tij dhe rehabilitimi do të nisin menjëherë dhe ne synojmë që lojtari të rikthehet në aksion pas afërsisht 3 muajsh. Çdokush në klub tani do të mbështesë dhe do të punojë me Granitin për ta sjellë sërish në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur”. Futbollisti i kombëtares zvicerane u dëmtua të dielën në derbin londinez me Tottrenham, ku u desh të shoqërohej nga mjekët jashtë fushe.
E-Diaspora
-
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje Arrestohet në Gjermani një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje, pritet të vuajë pjesën e... -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Manifestimi organizohet në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së... -
Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër














