Kosova
Zyrtarisht sot fillon fushata zgjedhore në Kosovë
Sot, më 16 shtator, në Kosovë fillon zyrtarisht fushata e partive politike për zgjedhjet lokale 2021. Pavarësisht rrethanave të krijuara nga COVID 19, fushata zgjedhore prej një muaj u konsiderua si çështje e rregulluar me ligj dhe se nuk mund të ndryshohet, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ku qytetarët do të mund të votojnë për kandidatin që do ta kenë për katër vjet kryetar.
Ndërkohë që shkak i pandemisë COVID-19 pati rekomandime për shtyrje të zgjedhjeve dhe rekomandim për shkurtim të fushatës. Por, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit që ka mbajtur me partitë politike ka deklaruar se në mungesë të konsensusit të partive politike, nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale dhe se ato do të mbahen më 17 tetor.
Megjithëkëtë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vendosur që fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale ta mbajë vetëm në pesë ditë.
Haradinaj tha se vendimi për këtë erdhi pas situatës së rëndë epidemiologjike me COVID-19.
Ndërsa, nga 15 shtatori (të mërkurën) ka filluar votimi me postë për mërgimtarët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbledhjen e fundit ka miratuar edhe numrin e saktë të fletëvotimeve që do të shtypen për zgjedhjet e 17 tetorit.
Në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor, do të jenë në dispozicion 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime për kandidatët për kryetarë të komunave, ndërsa e njëjta do të jenë edhe për asambletë komunale.
Ani pse numri i qytetarëve që kanë të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë, KQZ ka shtypur 186 mijë e 848 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,91 % dhe kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisën sot për Kosovë Trupat e pajetë të tre kosovarëve që humbën jetën të martën në një kantier punimi në... -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg














