Lajme
Zyrtarja e arsimit në Zvicër nuk është adhuruese e telefonave në shkolla
Silvia Steiner nuk beson se një ndalim i përgjithshëm, që do të vendoset nga politikanët, është i nevojshëm
Kryetarja e Konferencës Zvicerane të Ministrave Kantonalë të Arsimit, Silvia Steiner, tha në një intervistë se telefonat inteligjentë kanë sjellë një rënie në aftësitë e komunikimit ndërpersonal, shkrun Swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, Steiner nuk beson se një ndalim i përgjithshëm, që do të vendoset nga politikanët, është i nevojshëm, tha ajo për gazetën Tages-Anzeiger të mërkurën.
Shumica e shkollave tashmë kanë rregulla të qarta për përdorimin e celularëve dhe shkollat duhet të marrin vendimet e tyre në këtë drejtim, thotë ajo. Megjithatë, ajo personalisht nuk e sheh nevojën për telefona në klasë apo në oborr të shkollës.
Në Zvicër, ndalimi i telefonisë celulare në shkolla është një problem në disa rajone. Në Würenlos në kantonin Aargau, ndalimi i telefonave inteligjentë në të gjitha mjediset e shkollës ka qenë prej vitesh. Në Cyrih, çështja është ngritur nga dy deputetë kantonalë të krahut të djathtë.
Ndërkohë shkolla kantonale në Chur, kantoni Graubünden ofron alternativa të ndryshme për telefonat inteligjentë: pingpong, futboll tavoline, kënd leximi dhe piano. Atje, qëllimi është që të inkurajohen nxënësit të shoqërohen më shumë, tha drejtori Philippe Benguerel për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA në fillim të këtij muaji.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













