Lajme
OBSH: Covid-19, më i rrezikshëm se terrorizmi
Vendet duhet ta marrin më seriozisht sesa aktet terroriste epideminë aktuale të Covid-19, tha sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Një virus është më i fuqishëm në krijimin e trazirave politike, sociale dhe ekonomike se çdo sulm terrorist”, deklaroi ai një konferencë për shtyp.
Sipas Ghebreyesus, për të parandaluar që epidemia të kthehet në një pandemi, qeveritë duhet t’i ndihmojnë tani vendet më të varfra, në mënyrë që sistemet e tyre shëndetësore të bëhen të afta të frenojnë virusin.
Tedros vuri në dukje se 99% e rasteve kanë ndodhur brenda Kinës dhe vetëm dy viktima janë raportuar jashtë vendit.
Megjithatë, ai theksoi se ishte shqetësues fakti që në Francë dhe Britaninë e Madhe ishin shfaqur transmetime nga personi në person, edhe pse pa histori udhëtimi në Kinë.
Komentet e Tedros u bënë në nisjen e një konference shkencore dyditore, që po zhvillohet sot në Gjenevë, për të shpejtuar zhvillimin e ilaçeve dhe vaksinave për koronavirusin e ri, shkruan ATSH, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane











