Kosova
‘Specialja’, me kosto të madhe për Kosovën
Janë mbi 250 persona, të cilët janë ftuar nga Gjykata Speciale deri më tani në cilësi të ndryshme për intervistim. Derisa këto ftesa janë shpeshtuar ditëve të fundit, thuhet se deri në fund të muajit do të rezultojë me ngritjen e aktakuzave të para.
Ata që në të ardhmen do të përballen me aktakuza dhe procese gjyqësore, do të ndihmohen nga buxheti i shtetit, mirëpo po konsiderohet se ‘Specialja’ do të ketë kosto të madhe për Kosovën, dhe se fondi në vlerë prej 1,5 milion euro, i cili parasheh mbrojtjen e të akuzuarave, nuk do të mjaftojë.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati thotë për KosovaPress, se në bazë të informatave që ka organizata, shumë shpejt do të ndodhin edhe arrestimet e para.
Krahas kësaj, Gucati thekson se nuk dihet edhe sa persona do të marrin ftesë nga Specialja, megjithatë, ani pse nuk ka përmendur emra, ai thotë se ditëve të fundit u janë marrë pasaportat disa personave.
Marrë parasysh numrin e madh të ftesave nga Specialja, Kosova pritet të shpenzojë buxhet të madh për mbrojtjen e të ftuarve, përcjell albinfo.ch.
Rreze Hoxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë për KosovaPress se është e paqartë se ata që po intervistohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, janë në cilësinë e të dyshuarve apo të dëshmitarit. Megjithatë, thekson se fondi i cili është paraparë për mbrojtjen e tyre do të jetë i pamjaftuar.
Krahas kësaj, Hoxha thotë se Ministria e Drejtësisë duhet të riqartësojë se kur duhet të shfrytëzohet ky fond.
Kryetari i OVL-UÇK-së thotë se nuk do të mjaftojë fondi 1,5 milionësh, derisa potencon se ky buxhet i ndarë ka filluar të shfrytëzohet, ani pse ende nuk ka aktakuza.
Sipas tij, kjo do të jetë një kosto e madhe për shtetin e Kosovës, derisa nuk dihet ende se edhe sa do të ftojë Specialja për intervistim.
Gucati derisa ka folur për fondin, i cili është i ndarë për mbrojtje juridike për të ftuarit nga Specialja, tregon se ka pasur veteranë të cilët janë në cilësinë e të dyshuarit dhe nuk kanë pranuar të kenë avokatë, për arsye se e quajnë vetën të pafajshëm, por edhe për të ruajtur buxhetin e Kosovës.
Për këtë kishte reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ku kërkohej që të rritet buxheti për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja.
Nga Zyra për Koordinimin e Mbrojtjes Juridike për të akuzuarit potencial nga Specialja, ishin ftuar dy emra, Rilind Berisha e Driton Lajçi, që bashkë me ministrin në detyrë të Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë kësaj jave marrë në pyetje për rrjedhjen e informacioneve.
KosovaPress ka provuar të kontaktojë me Berishen e Lajçin, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm. Ligji për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës më 3 gusht të vitit 2015.
Në bazë të këtij ligji të gjithë personat e akuzuar e kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes.
Ndryshe, në muajin e fundit janë intensifikuar ftesat nga Gjykata Speciale, ku ftesë ka marrë njëri ndër themeluesit e UÇK-së, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm, Rexhep Selimi, dhe ministri në detyrë Drejtësisë, Abelard Tahiri.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














