Bota

10 për qind të papunë në Eurozonë

Shkalla e papunësisë në Eurozonë ka mbetur e pandryshuar në nëntor në nivelin më të ulët në më shumë se shtatë vjet. Në zonën e përbashkët ka qenë në fillim të tetorit shkalla e papunësisë 9.8 për qind.

Kjo u bë e njohur nga zyra e statistikave “Eurostat” në Luksemburg. Ky është niveli më i ulët që nga korriku i vitit 2009, shkruan albinfo.ch.

Megjithatë, dallimet në mes të vendeve të Eurozonës janë të mëdha. Gjermania ka regjistruar në nëntor sipas standardeve evropiane 4.1 për qind, normën më të ulët të papunësisë.

Shkallën më e lartë për momentin e ka Greqia. Shifrat më të fundit këtu i referohen shtatorit, kur norma ishte 23.1 për qind. Spanja gjithashtu po lufton me një normë prej 19.2 për qind në muajin nëntor me një papunësi shumë të lartë.