Kosova
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë diaspora, shkruan albinfo.ch.
Referuar të hyrave mujore, thuhet se mbi 112 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Kosovë gjatë muajit mars 2024, thuhet në statistikat e institucioneve financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK).
Vlera totale e tyre për tre muaj, sipas vlerësimeve, ka arritur në 284.07 milionë euro.
Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitencave ishin nga institucionet financiare jobankare me pjesëmarrje prej 64.46 për qind, pasuar nga kanalet e tjera me 23.34 për qind dhe bankat me 15.20 për qind.
Për sa u përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregoi se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 314.83 milionë euro, duke shënuar rritje prej 2.11 milionë euro krahasuar me shkurtin.
Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.87 miliardë eurove, e cila përfaqëson rritje për 74.14 milionë euro.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut