Sport

100 vjeçari nget biçikletën 24 km në orë, rekord botëror!

Plaku 100 vjeç nga Franca Robert Marchand ka realizuar në velodromin e Aigle/VD, Zvicër një rekord të ri botëror të mbi njëqind vjetarëve për ngasje të biçikletës. Për 60 minuta Marchand ka kaluar125 rrathë të velodromit, që së bashku bëjnë 24.2 kilometra.

“Do të mund të ngisja edhe më shpejtë por nuk doja”, ka thënë plaku rekordmen. Por, ajo që shihej është se atij nuk mbushej shumë me frymë gjatë përpjekjeve që bënte për të realizuar rekordin, shkruan news.search.ch.

I lindur më 26 nëntor të vitit 1911 në Amiens të Francës, Marchand ka zbuluar pasionin e tij për çiklizmin në moshën e tij 78 vjeçare. Në vitin 1998 ai, në moshën 87 vjeçare kishte kaluar shtegun klasik të çiklizmit Paris-Roubaix.