Kosova

14-vjeçar nga Karaçeva rrahet deri në vdekje nga babai i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Karaçevë e Epërme. Një fëmijë 14 vjeçar ka vdekur pasi ai ishte rrahur me shkop deri në vdekje nga babai i tij.

Motivi i rrahjes që përfundoi me vdekjen e 14-vjeçarit, ka qenë se i ndjeri kishte marrë para dhe shpenzuar pa dijeninë e babait, përcjell albinfo.ch.  “Stacioni Policor në Kamenicë është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Kamenicë se me datën 24 maj 2018 në ora 00:40 nga familjaret është sjell pa shenja jete fëmija L. B. i lindur me 2004 nga fshatin Karaçevë e Poshtme. Pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të shtetit dyshohet se si pasoj e dhunës fizike – rrahjes të ushtruar nga i dyshuari – prindi i viktimës G. B. si pasoj e goditjeve me mjete të forta besohet shkop druri, fëmija ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me këtë ngjarje në zyrat e Policisë rajonale në Gjilan, është sjell i dyshuari i këtij rasti ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Policia thotë se i dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomë derisa iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin mjeko ligjor në Prishtinë, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orë.