Jeta në Zvicër

3 mijë vizitorë në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër

Në këtë Forum, do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ashtu siç kishte paralajmëruar albinfo.ch

Edicioni i sivjetshëm i Forumit Ekonomik Botëror fillon të martën (sot) më 23 janar në zonën malore zvicerane të Davosit dhe do të përfundojë më 26 janar.

Sipas organizatorëve, rreth 3,000 vizitorë do të marrin pjesë në takimin e këtij viti, përcjell albinfo.ch.

Në këtë forum nuk do të diskutohet vetëm ekonomi, por do të përfshijë personalitetet e nivelit të lartë të publikut, personalitetet e arteve politike, të biznesit dhe financave, panele të përbërë, diskutime të nivelit të lartë dhe biseda të fuqishme që zhvillohen gjatë gjithë javës.

Pritet pjesëmarrja e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, presidenti francez Macron, si dhe kryeministri indian Narendra Modi, si folësit kryesorë, krahas shumë personaliteteve të tjera dhe krerë shtetesh.

Një mungesë e madhe ndërkaq është mos pjesëmarrja, për herë të dytë me radhë, e gruas më të fuqishme të politikës botërore, kancelares gjermane, Angela Merkel.

Siguria është një nga prioritet dhe të gjitha masat janë ndërmarrë nga autoritetet zvicerane, ku rreth 5 mijë ushtarë zviceranë janë angazhuar që gjithçka të shkojë sipas planit.

Në këtë Forum, do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ashtu siç kishte paralajmëruar albinfo.ch.

Nga Shqipëria, në Davos do të jenë kryeministri Edi Rama dhe ministri i punëve të jashtme, Ditmir Bushati. Nga Kosova, pjesëmarrës do të jetë vetëm presidenti i vendit, Hashim Thaçi ndërsa po ashtu në Davos do të jetë edhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit do të shoqërohet edhe nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq.

Pjesëmarrje të nivelit të lartë në WEF ka paralajmëruar edhe Maqedonia. Nga ky vend në Zvicër do të vijë kryeministri i vendit, Zoran Zaev, i shoqëruar nga shefi i diplomacisë, Nikola Dimitrov. Nga Mali i Zi në Davos do të jenë kryeministri, Dushko Markoviq dhe ministri për çështje të Evropës, Andrija Pejoviq.

Pjesëmarrja kaq e madhe e krerëve të shteteve të Ballkanit do të rezultojë edhe me një takim të rëndësishëm, ndonëse joformal për rajonin që do të mbahet në këtë kuadër

Kështu, siç merr vesh albinfo.ch nga një burim diplomatik, ditën e premte, më 26 janar, nga ora 11 e 30 deri në orën 12 e 30, në kuadrin e Forumit do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit.

Tema e takimit do të jetë “Përshpejtimi i zhvillimeve afatfgjata në Balllkanin Perëndimor”. Me fjalë tjera, mes krerëve të pranishëm do të debatohet se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të nxisin bashkëpunimin dhe mbështetjen për të garantuar siguri dhe stabilitet afatgjatë ne rajon.

Siguri i madhe në Davos për vizitën e Donald Trump

Policia dhe ushtria janë të përgatitur për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, gjithashtu për vizitën e presidentit amerikan, Donald Trump.
Davos është i arritshëm për turistët dhe mysafirët e WEF dhe një vend shumë i sigurt, tha të hënën komandanti i policisë së Gërnsit, Walter Schlegel. Forcat policore nga të gjitha 26 kantonet dhe Principata e Lihtenshtajnit si dhe 4400 pjesëtarë të ushtrisë garantojnë sigurinë e pjesëmarrësve të WEF në Davos, shkruan albinfo.ch.
Numri i punonjësve të policisë të caktuar në WEF nuk u zbulua. 9.5 milionë franga është kostoja e sigurisë në DAVOS.
Që nga viti 2015 autoritetet e sigurisë gjithashtu kanë vepruar në sfondin e një situate kërcënimi në rritje. Për vizitën e Presidentit të SHBA-së, Trump, forcat e sigurisë punuan me ato të qeverisë federale amerikane dhe me shërbimin amerikan “Secret”. Ky bashkëpunim ka vazhduar për dy javë dhe po punon mirë, tha Schlegel.

Hapësira ajrore mbi Davos mbulon një rreth 50 kilometra diametër dhe shtrihet deri në gjashtë kilometra mbi tokë. Kjo gjithashtu përmban pjesë të Austrisë dhe Italisë. Përdoren makina më të vogla (PC7), helikopterë të ushtrisë (Super Puma) dhe avionë luftarakë të tipit FA18.
Ndërhyrësit e paautorizuar mund të qëllohen në rastin ekstrem. Për WEF, ushtria përdor fushën ajrore Meiringen në Oberland të Bernës.