Kosova

640 mijë euro për tribunat në stadiumin “Zahir Pajaziti”

U vendos gurthemeli për ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në qytetin e Podujevës, me kapacitet prej 3200 ulëse, sipas kategorisë së dytë të UEFA- së

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, dhe kreun e FFK-së, Fadil Vokrri, vendosën gurthemelin për ndërtimin e tribunave në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në qytetin e Podujevës, me kapacitet prej 3200 ulëse, sipas kategorisë së dytë të UEFA- së, transmeton albinfo.ch.

Për ndërtimin e tyre u tha se do të investohen  rreth 640 mijë euro.

Ministrja Dumoshi u shpreh se ndihet e lumtur që së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryetarin  e FFK-së Fadil Vokrri, po inauguron investimet në këtë stadium. Ajo po ashtu u shpreh se ky projekt është një vazhdimësi e programit dhe politikave të Qeverisë, si dhe angazhimeve të saj për ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.