Sport

A do të largohet nga Stoke?

Shaqiri ka thënë se është i lumtur në Stoke City, por mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve mund të bëjë që të ndërrojë mendje

E ardhmja e futbollistit shqiptar, Xherdan Shaqiri është në dyshim, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Shaqiri është kërkuar nga Roma, kurse Stoke ka përgënjeshtruar këtë lajm, duke u shprehur qartë se Shaqiri nuk do të largohet nga Anglia.

Por, mediat angleze shkruajnë se Stoke do të shes Shaqirin dhe do të blejë yllin brazilian, Luan, i cili po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

Shaqiri ka thënë se është i lumtur në Stoke City, por mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve mund të bëjë që të ndërrojë mendje. E këtë mundësi do ta kishte te Roma.