Sport

Abrashi nuk largohet

Mesfushori kuqezi, Amir Abrashi përkundër disa ofertave do të qëndrojë në Freiburg

Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi duket se përkundër shumë spekulimeve do të qëndrojë në Freiburg, raporton albinfo.ch.

 

Për Abrashin ishin interesuar disa skuadra gjermane, ndër to, edhe Borussia Dortmund, por ai është paraqitur në listën për Ligën e Evropës.

 

Kjo dëshmon se Abrashi është në planet e skuadrës dhe nuk pritet të largohet.

 

Freiburg nga Bundesliga 2 arriti që të sigurojë një vend për garat evropiane, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.