Integrimi
ABSM zhvilloi ceremoninë e përfundimit të vitit shkollor 2013-2014
Numri i pjesëmarrësve në kurset e ofruara nga ABSM-i si në ato të gjuhës gjermane ashtu edhe të informatikës, ishte 511 vetë
ABSM, qendër trajnimi dhe këshillimi për migrantët, është një adresë e njohur prej më shumë se 15 vitesh në Bazel dhe në gjithë Zvicrën për aktivitetet e saj të shumta që zhvillon.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë shtypi nga kjo qendër, më 26 qershor ABSM në Bazel ka organizuar ceremoninë tradicionale të përfundimit të vitit shkollor 2013- 2014 dhe të dorëzimit të dokumenteve të pjesëmarrësve në kurset e saj. Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në kurset e ofruara nga ABSM-i si në ato të gjuhës gjermane ashtu edhe të informatikës ishte 511 vetë.
Ashtu si edhe vitin e kaluar, festimi u zhvillua në ambientet e restorantit L’Esprit. Ishin të ftuar e të pranishëm edhe përfaqësues nga Departamenti i Arsimit të qytetit të Bazelit, si dhe nga Departamentet e Komunave të ndryshme te Basel- Land-it, thuhet më tej në komunikatë. Prezantimi dhe shpërndarja e certifikatave u bë nëpërmjet një programi të larmishëm muzikor mjaft emocionues.
Pas një fjalimi të shkurtër dhe me mesazhe për integrim, harmoni dhe bashkëpunim të Presidentit të ABSM-së, Skender Nikoliqi, ceremonia vazhdoi me një shfaqje muzikore nga artistë amatorë nga Bazeli dhe Brazili. Më pas, të ftuarit u argëtuan në një koktej me specialitete nga vende të ndryshme të botës.
ABSM, Qendra e Trajnimit dhe Këshillimit për emigrantët në Bazel, ka më shumë se 15 vjet që organizon kurse të gjuhës gjermane, informatikës, të aftësimit profesional e të integrimit. Përveç kurseve specifike të gjuhës gjermane për femra, nëna me përkujdesje paralele të fëmijëve ASPECTA dhe TAKIMI, i cili u mundësohet vetëm grave shqipfolëse, është edhe kursi KONKRET, për të rinj dhe të reja. Qëllimi kryesor i këtyre kurseve është mbështetja e grave, nënave, fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve, për përvetësimin e gjuhës gjermane si dhe që të zhvillojnë aftësitë e tyre sociale dhe ndërkulturore.
Për pjesëmarrësit e kurseve të rregullta të gjuhës gjermane dhe të integrimit, ABSM ofron edhe kurse shtesë të komunikimit- Konversationskurse.
Që nga prilli 2014 ABSM plotësohet edhe me një kurs GFK –Gewaltfreie Komunikation, për harmoni dhe tolerancë në komunikim e për më shumë besim dhe siguri në jetën private dhe profesionale.
ABSM ofroi në vitin shkollor 2013/2014 kurse në nivelet gjuhësore A1 deri B2. 130 pjesëmarrësit e kursit kaluan me sukses dhe rezultate shumë të mira provimet e semestrit të fundit shkollor dhe erdhën faqebardhë në ceremoninë e përfundimit të vitit shkollor për të marrë solemnisht dokumentet përfundimtare.
Besim Pajaziti, nënkryetar i ABSM-së, i informoi të pranishmit me rezultatet më të mira të testit për çdo pjesëmarrës.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive, me çaste plot humor e gëzim, të nxitura edhe nga kujtimet më të bukura dhe nga historitë gazmore, që u treguan nga disa prej pjesëmarrësve në kurse, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Shtypit e ABSM në Bazel
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












