Integrimi
Admir Memeti e bën me shtëpi një familje skamnore në Gostivar
Futbollisti i Përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi është treguar i madh jo vetëm në fushën e blertë, por edhe sa i përket anës humane, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti shiptaro-zviceran me origjinë nga Maqedonia, Admir Memeti, e bën një gjest human, duke treguar zemërgjerësinë e tij. Ai ka financuar ndërtimin e një shtëpie të re për familjen gjashtë anëtarëshe Mustafi nga fshati Padalishtë e Gostivarit. Familja Mustafi tash e sa vjet jeton në një shtëpi, e cila nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë
Sipas mediave lokale në Tetovë, futbollisti i mirënjohur nga Gostivari, Admir Memedi, me mjete vetjake po rrumbullakon punët ndërtimore për shtëpinë e re të kësaj familjeje.
Objekti është gati, ndërsa familja Mustafi do të vendosen aty para dimrit. Familja Mustafi ka falënderuar familjen dhe vetë Admir Memetin që ua rikthejnë shpresën e jetës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?